14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori izraelit në Beograd: Njohja e Kosovës s’ndikon në raportet me Serbinë

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë sot se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë për Tanjug se njohja është gjithsesi pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Uashington mes shteteve dhe beson se nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington”, ka thënë Vilan.

Kosova e Serbia më 4 shtator në Uashington nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”, pas së cilës u njoftua njohja e Kosovës nga Izraeli. /KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img