Trump jep lajmin e madh për vaksinën

69
Advertisement

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë e gatshme pas tri apo katër javësh.

Advertisement

Kjo deklaratë e kreut të Shtëpisë së Bardhë i nënvizon parashikimet e bëra më herët këtë muaj nga zyrtarët amerikanë të shëndetit publik dhe kompania farmaceutike “Pfizer Inc”, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Duke folur në Philadelphia, presidenti amerikan e mbrojti punën e tij për menaxhimin e krizës së koronavirusit dhe tha se vaksina do të jetë e gatshme për shpërndarje së shpejti.

“Jemi shumë afër për të pasur një vaksinë. Nëse doni ta dini të vërtetën, administrata e kaluar ndoshta do të merrte vite për ta pasur një vaksinë për shkak të FDA-së (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve) dhe të gjitha miratimeve. Ne brenda javëve do ta kemi atë, mund të jenë tri javë, katër javë”, tha ai.

Në mbarë botën, dhjetëra vaksina tashmë kanë hyrë në fazën e testimit në njerëz dhe disa prej tyre kanë dhënë rezultate premtuese. Shumica e vaksinave janë duke u testuar në Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara.

PostAdssFotoja e reklamës