Ushtruan dhunë në familje, arrestohen gjashtë persona dhe një në kërkim

47
Advertisement

Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim, pasi ata kanë ushtruar dhunë në familje.

Advertisement

Sipas raportit 24 orësh të policisë të ditës së shtunë, në qytete të ndryshe të Kosovës, janë raportuar 7 raste të sulmeve fizike në familje.

Policia informon se në Prishtinë, është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, si dhe viktimën femër. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në kryeqytet, ankuesja femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është në kërkim. Rasti nën hetime.

Një person është arrestuar edhe në Lipjan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Gjakovë, ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht. I dyshuari është dërguar për ekzaminim mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një person është arrestuar edhe në Malishevë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër, e cila ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar, kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.  /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës