Zëvendëskryeminstri i Kosovës Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të qëndroj në Bruksel, ku do të zhvillohen takime për liberzalizimin e vizave.
Advertisement
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kështu ka njoftuar zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.
“Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, shkruan Tahiri.
Ndryshe, ky takim vjen menjëherë pas takimit që pati Hoti po në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Hoti kishte thënë se ka një koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Ndërsa edhe Kryeministri Hoti ka njoftuar se sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel, ku në tri takimet e parapara do të flasë për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
PostAdss