-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët thanë se u hyri Specialja, por autorësinë e kontrollit në zyrat e tyre nuk e merr përsipër askush

Ende nuk është e qartë zyrtarisht kush ka kontrolluar të martën në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së në Prishtinë, për 4 mijë dosjet që u tha se u dërguan në seli nga dikush i panjohur. EULEX e mohoi përfshirjen edhe pse veturat e tyre u panë aty. Pati raportime se kontrollin po e kryente Policia e Kosovës respektivisht pjesëtarë të saj të sektorit të krimeve të rënda, por kjo u mohua sot nga ta duke sugjeruar që për këtë të pyetet “autoriteti kompetent”.

Selia e OVL-UÇK’së është kontrolluar të martën nga disa hetues, të cilët kanë marrë me vete 4 mijë dosje të cilat thuhet që janë të Gjykatës Speciale.

Por, kush i mori këto dosje, nuk dihet ende.

Zyra për informim e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka thënë për Express se nuk duan ta komentojnë këtë rast.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të komentojë në këtë çështje”, ka thënë Christofer Bennet, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.

Aksioni i djeshëm në selinë e OVL’së nuk është kryer as nga misioni i EULEX’it në Kosovë.

Në një përgjigje për Express, zyra për informim e EULEX’it ka deklaruar se ata nuk kanë kontrolluar selinë dhe nuk kanë marrë ndonjë dokument nga aty.

“EULEX-i nuk e kontrolloi zyrën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së sot (e martë) dhe nuk mori asnjë dosje”, thuhet në përgjigjen e EULEX.

Policia e Kosovës ka deklaruar për Express se për këtë çështje duhet drejtuar në autoritetin kompetent.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju lutemi ti adresoheni autoritetit kompetent i cili merret me trajtimin e tyre (rastit)”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërkohë, në kohën kur po kryhej bastisja në zyrat e OVL-UÇK’së, sekretari i Veteranëve,  Faton Klinaku, ka deklaruar për Express se personat që kanë shkuar për t’i marrë dosjet janë të Gjykatës Speciale.

“Po kanë ardhur hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhur të hënën, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku.

4 mijë dosjet të cilat ende nuk dihet kush i mori nga selia e OVL’së, kanë arritur aty mëngjesin e së hënës.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati, ka thënë të hënën për Express se në dosjet që kanë arritur në seli, ka edhe emra të dëshmitarëve të Speciales.

Ai ka deklaruar se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati.

Gucati ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img