3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“VV nuk do ta nënshkruante marrëveshjen e Washingtonit edhe po ta kishte njohjen e Serbisë”

Lëvizja Vetëvendosje nëse do të ishte në pushtet nuk do të nënshkruante marrëveshjen në Uashington, edhe nëse pjesë e saj do të ishte njohja reciproke. Kështu ka deklaruar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani në T7 ish’ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti vlerëson se marrëveshja e 4 shtatorit e nënshkruar në Shtëpi të Bardhë është me dëmshmja që prej fillimit të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë në emisionin DPT te Fidani në T7, Konjufca thotë se LVV ka këtë qëndrim, pasi që pjesë e marrëveshjes janë është resurset më të rëndësishme të Kosovës.

“Kjo që e pamë ishte një marrëveshje e cila është më dëmshmja prej vitit 2015-të, nuk kemi pas të tillë, sepse vazhdimisht janë problematizu aspekte të ndryshme prej vitit 2011-të.

Në tavolinë të negociatave kanë dalë edhe resurset e Kosovës, më i rëndësishmi, 70% të ujit të Kosovës është nga liqeni i Ujmanit. Ujmanin e ka ndërtu Kosova, nga pronësia është i Kosovës, kështu është mendu deri para tri dite, tash nuk është njëjtë sepse për herë të parë kjo është vendos në tavolinë të negociatave, me vet faktin që thuhet se do të krijohet një ekip i fizibilitetit që do ta shqyrtojë temën e ndarjes dhe të shfrytëzimit të përbashkët”, ka thënë ai.

Konjufca thotë se Kosova do të duhej të kushtëzonte në bisedime për këtë pikë, njëjtë siç kishte bërë Vuciq me pikën ku flitej për njohje të ndërsjellë.

“Vuciqi refuzoj njohjen e Kosovës, po përflitet se ka qenë i gatshëm edhe me lëshu takimin nëse këto pika do të kushtëzoheshin me njohje”, ka shtuar Konjufca.

Ish’ministri thotë se i dërguari amerikan për dialogun, Richard Grenell këtë projekt marrëveshje e kishte shpalosur edhe gjatë qeverisë Kurti, megjithatë, presidenti serb kishte kushtëzuar edhe atëherë negociatat duke kërkuar që fillimisht të hiqet reciprociteti.

“Kur ka hy Grenelli me taku Vuciqin me Albinin, kur ka hy Grenelli në këtë projekt, Albini ka qenë kryeministër, po flas për shkurt për fundin e shkurtit dhe fillimin e marsit, kur ka hy me këtë projekt Grenelli se e ka pasivitetin e BE’së dhe e ka pa një hapësirë të përshtatshme me qit hapin e vet që me marrë këtë proces në drejtim, ka thënë palët nuk munden me nënshkru marrëveshje pa u taku Albini me Vuciqin, kryeministri me presidentin. Z.Grenell i ka dalë problem me taku se Albini e ka qit reciprocitetin ndaj Vuciqit. Vuciq atëherë ka thënë para Grenellit se nuk takohet se Kosova e ka qit reciprocitetin”, tha tutje Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje sipas tij, po të ishte në pushtet një marrëveshje të tillë nuk do ta pranonte edhe nëse pjesë e saj do të ishte njohja reciproke.

“Një marrëveshje si kjo, me Ujmanin, ku Serbia e lyp infrastrukturën qysh do, me Mini Shengen me ndalje të anëtarësimeve me krejt këto, edhe me një Zajednic brenda, unë mendoj që një kësi marrëveshje Albin Kurti si kryeministër se kish nënshkru edhe t’kish qenë me njohje.

Serbia njëherë e do Zajednicën, për njohje në Bruksel e shtijnë edhe Zajednicën edhe thonë se gati është duke ardhë te njohja. Rreziku është që me Zajednicë Serbia met njoft, po nuk bën me pranu këtë njohje”, ka deklaruar Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img