Vuçiq nga Brukseli: Temat më të vështira pritet të vijnë në tavolinë

43
Advertisement

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit në Bruksel me përfaqësues të lartë të BE-së dhe anëtarët e delegacionit të Prishtinës.

Advertisement

Vuçiq ka thënë se edhe ky raund i bisedimeve nuk ishte aspak i lehtë, por thotë se temat më të vështira tek pritet të vijnë në tavolinë, shkruajnë mediet serbe

“Ne patëm disa raunde bisedimesh përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe mendoj se një ose dy takime me Avdullah Hotin. Ato bisedime nuk janë kurrë të lehta për ne. Kur të formohet qeveria jonë dhe Kuvendi të fillojë punën, ne do të ngremë çështjen e Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai shtoi shtoi se në këto takime ata ranë dakord mbi çështjen e personave të zhdukur, personave të zhvendosur brenda vendit dhe çështjeve ekonomike dhe se dy tema janë hapur sot.

Siç deklaroi Vuçiq, Prishtina, si pasojë e insistimit të palës serbe, do të miratojë një ligj mbi kthimin e personave të zhvendosur.

“Prishtina do të miratojë një ligj mbi kthimin e personave të zhvendosur, i cili është një hap i rëndësishëm, megjithëse ne mbetemi të rezervuar për rezultatet në praktikë,” tha Vuçiq.

PostAdssFotoja e reklamës