Edhe pak orë kanë mbetur nga takimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp me kryeministrin e Kosovës Abdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq, ku nga vet amerikanët është paralajmëruar një marrëveshje, por që nuk janë dhënë detaje, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Advertisement
Paralajmërimin e një marrveshje mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit Tramp, e kanë paralajmëruar vet Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiqin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00 poashtu me kohën lokale. Para këtij takimi, Hoti dhe Vuçiq në praninë e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.
Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Trump pas kësaj do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hotin dhe Vuçiqin. Në këtë njoftim nuk është përmendur se çfarë lloji marrëveshje pritet të nënshkruhet. /Veriu.info/
PostAdss