4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Formacionet zyrtare: Moldavi – Kosovë, Challandes befason me disa lëvizje

Përfaqësuesja e Kosovës sonte (3 shtator) rikthehet në aksion në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ në sezonin e parë të garës së dytë më të madhe të UEFA-s për kombëtaret, ishin në Ligën D, por që arritën të përfundonin në vendin e parë, për të fituar promovimin në atë C.

Në këtë grup, Kosova është me kombëtaret si, Sllovenia, Greqia dhe Moldavia, derisa me këta të fundit do të përballet sonte nga ora 20:45 në Palermo të Italisë.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në stadiumin “Ennio Tardini”.

Për këtë sfidë, Bernard Challandes ka vendosur që në sulm të luajë me, Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Valon Berisha do të jenë mbrapa Benjamin Kolollit si qendërsulmues, e që është një befasi – duket ditur se Kololli luan më shumë si mbrojtës e mesfushor krahu.

Moldavia është nikoqir në letër për këtë ballafaqim, mirëpo për shkak se nuk e njeh vendin tonë si shtet të pavarur, UEFA u detyrua që takimin ta zhvendos në Itali. Gjyqtar kresyro do të jetë norvegjezi, Kai Erik Steen.

Formacioni startues i Moldavisë: Koselev, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Lonita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu, Caimacov.

Formacioni startues i Kosovës: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Shala, Kryeziu; Rashica, Berisha, Zeneli; Kololli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img