Si e kapën Devollët edhe Federatën e Futbollit të Kosovës!?

128
Advertisement

Imazh i sportit kosovar, në veçanti futbollit, ëhstë lartësuar pas pranimit në UEFA dhe FIFA falës punës së legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, tashmë i ndjerë, dhe punës së madhe që bëri me kombëtaren tonë trajneri Bernar Challandes, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Advertisement

Por që nga koha që në krye të FFK-së ka ardhur Agim Ademi në këtë institucion ka pasur shumë përplasje, largime, rrahje dhe akuza për keqpërdorime të mjeteve financiare e kurdisje të lojërave.

Madje vet kryeatri i FFK-së, Agim Ademi, është dënuar nga Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit me 9 muaj burgim, vendim të cilin Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim më 15 korrik.

A ka lidhje mes vendimit të Gjykatës Supreme të datës 15 korrik me mbylljen e ofertave për të drejtat televizive?

Pikërisht në këtë datë, pra 15 korrik, u bë dorëzimi i ofertave në pako të mbyllur.

Sipas informatave të siguruara nga Gazeta Online Veriu.info në ofertat e dorëzuara kompania Kujtesa kishte ofertën më të lartë me 300 000 euro, ndërsa Art – Motion i Devollëve ishte me çmim me të ulët dhe kishte dalur jashtë tenderit të publikuar nga FFK.
Edhepse oferta e Art – Motion ishte jashtë tenderit të publikuar , kjo si duket nuk e ka ndalur FFK-në që të fillojë procesin e negocimit për të drejtat televizive të Superligës derisa Art Motion synonte që me atë cmim të blente më shumë se të drejtat për Superligën e Kosovës.

Ndërsa FFK ka pamundësuar ofertimin e DigitAlb që viteve të fundit kishte fituar këto të drejta dhe mundësonte që Superliga jonë të shikohej në mbarë botën dhe ofronte cmimin më të mirë se të gjitha kompanitë nga Kosova.

Përmes procesit të negocimit shumë të dyshimt Art Motion i Devollëve u shpallë fitues edhe i këtij tenderi.

Për shkak të dyshimeve të tillë në publik janë shfaqur komente se Devollët përmes lidhjeve të tyre kanë mundur të ndikojnë në drejtësi për të ndihmuar Agim Ademin që lënda e tij të kthehet në rigjikimin në kompensim të këtij tenderi.

Kjo pikëpytje apo dyshim do të mund të merrte përgjigje përmes një hetimi të pavarur.

Federata e Futbollit të Kosovës konsiderohej institucion pa ndërhyrje të oligarkëve por si duke pas vdekjes së legjendës Vokrri edhe ky institucion u kap nga oligarkët Devolli .

DigitAlb tashmë ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi./Veriu.info/

PostAdssFotoja e reklamës