Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka rrëzuar Grenelli e Amerika por grupimi i interesave të disa individëve.
Advertisement
Ai tha se fuqizimi i Kurtit dhe Vjosa Osmanit i pengoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn.
“Kurtin e rrëzoi interesi i përbashkët i këtyre katër personave që nuk është vetëm politikë. Aty ka biznese, terminale, tendera e qindra miliona që i kanë të përbashkët këta katër persona”, tha ai në TV Dukagjini.
Konjufca shtoi se Thaçi, Veseli, Mustafa dhe Haradinaj do të bëhen gjithmonë bashkë.
“Nëse VV i fiton zgjedhjet këta do të jenë gjithmonë bashkë pasi të përbashkëta i kanë interesat”, tha Konjufca.
PostAdss