-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Delegacioni i Kosovës niset drejt SHBA-ve, të premten përballet me Serbinë në Uashington

Të premten delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të takohen në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

E delegacioni i Kosovës i cili kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti sot janë nisur drejt SHBA-ve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Xhavit Beqiri këshilltar i kryeministrit Hoti.

“Po është nisur sot”, ka thënë shkurt Beqiri.

Pjesë e ekipit të delegacionit të Kosovës i cili do të përballet me Serbinë në tavolinën e dialogut përveç kryeministrit Avdullah Hoti, është raportuar se do të jenë edhe dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimi, ministrat nga radhët e AAK-së, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, si dhe ministri i Infrastrukturës Abran Abrashi.

Në delegacion, është përfshirë edhe koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.

Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë.

Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

Kryeministri Hoti deklaroi këtë javë se Kosova e zhvillon dialogun për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img