-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Arsimit mban mbledhje urgjente, Osdautaj: Pas takimit do të kemi orientim më të qartë rreth vendimit për fillimin e vitit shkollor

Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por sipas tij, është kohë pandemie dhe gjërat mund të ndryshojnë në çdo moment.

Osdautaj tha se sot në orën 16:00 do të kenë një takim me institucionet tjera, që janë pjesë e procesit arsimor si dhe me zyrtarë shëndetësorë për të parë gjendjen me të cilën ndodhet vendi me pandeminë dhe pastaj do të kenë një orientim më të qartë.

Ai tha se për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar, me tre skenarët e bërë publikë, paraprakisht kanë rënë në dakordim me të gjithë akterët, duke përfshirë Këshillin e Prindërve, SBASHK-un, drejtoritë komunale të arsimit, etj.

“Ne e kemi prioritet shëndetin e nxënësve dhe personelit arsimorë, por nuk guxojmë edhe të dorëzohemi para sfidave…”, tha Osdautaj, duke shtuar se pas takimit urgjent të orës 16:00 do ta kenë më të qartë situatën për vendimin rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Ai tha se tashmë kabineti qeveritar ka miratuar gjithashtu edhe me Master-Planin e projektit për mësimin 2020, i cili shqyrton të gjitha format dhe mundësitë e organizimit të mësimit në vitin shkollor 2020-221.

Ndryshe, një ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar Master-Planin e projektit për mësimin 2020.

Dokumenti prezanton tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë:

a) Organizimi i mësimit në shkolla – kërkon investime në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim të shkollave;

b) Mësimi i kombinuar (mësimi në shkolla dhe mësimi në distancë) – kërkon gjithashtu investim në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim. Kërkon angazhim e stafit ndihmës-rezervë duke përfshirë mësues, punëtorë teknik, mjek dhe psikolog. Ky opsion kërkon që njëkohësisht të zhvillohet edhe mësimi online.

c) Mësimi online dhe në distancë – ky opsion kërkon sigurimin dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe zhvillimin e mësimit online.

Por, sot Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dalë sot me një komunikatë për media ku ka kërkuar që të shtyhet fillimi i vitit shkollor për 10 ditë.

SBASHK-u ka shprehur shqetësimin se shkollat ende nuk janë përgatitur  për të nisur vitin e ri shkollor sipas kushteve të parapara për masat mbrojtëse dhe plani  i MASH-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img