Fjolla Ramadani, ish-asistentja e Behgjet Pacollit ka gati tre muaj që po e këshillon zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.
Gazeta Infokus ka zbuluar se ajo është punësuar në këtë pozitë si pjesë e marrëveshjes sekrete LDK-AKR, për punësimin e militantëve të AKR-së brenda qeverisë Hoti.
Fjolla Ramadani në qeverinë e Ramush Haradinajt, ishte asistente e Zëvendëskryeministrit të parë, Behgjet Pacollit.
Kjo e dëshmon edhe me fotografit e saj dhe postimet e shpërndara për AKR-në.
Ndërkaq zëvendëskryeministri nga LDK-ja, Driton Selmanaj, e ka marr atë në kabinetin e tij si këshilltare edhe pse Behgjet Pacolli, vazhdimisht ka thënë se nuk është pjesë e qeverisë Hoti.
Ajo së fundmi e ka shpërnda këtë postim:
“Mirëmëngjesi nga kabineti i ZVKM Driton Selmanaj ”, duke bërë me dije se është pjesë e kabinetit të tij.
Gazeta Infokus, merr vesh se ky nuk është punësimi vetëm që LDK-ja kë bërë për AKR-në, në kompensim të votës që i ka thënë për të krijuar qeverinë e re.
Punësime të këshilltarëve ka edhe në kabinetin e disa ministrave të tjerë të LDK-së./Gazeta Infokus/