Haradinaj Stublla: S’ka kërkesë nga Vuçiq për të vizituar Kosovën

52
Advertisement

Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se Vuçiq nuk ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të vizituar vendin tonë.

Advertisement

Haradinaj ka cekur tutje se në këtë javë kritike për dialogun Kosovë-Serbi, vizitat potenciale të zyrtarëve të lartë serb, në Kosovë do të konsideroheshin si provokim politik.

tutje Haradinaj ka shpjeguar procedurat se si një zyrtarë serb mund të vizitojë shtetin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Pas pyetjeve të shumta nga mediet, dua të konfirmoj se Vuçiqi NUK ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të vizituar Kosovën.

Bazuar në marrëveshjen për vizitat zyrtare e arritur në Dialogun e Brukselit më 14 nëntor 2014, zyrtarët serbë janë të detyruar që të bëjnë kërkesat me shkrim rreth vizitave të tyre në Republikën e Kosovës. Kërkesa duhet parashtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek Zyra jonë Ndërlidhëse në Serbi, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Pika 2/a e marrëveshjes e saktëson se për grupin e parë të zyrtarëve (që përbëhet nga presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministrat, kryetari i kuvendit dhe ministrat e punëve të brendshme, punëve të jashtme dhe të mbrojtjes) kërkesa duhet të bëhet të paktën 72 orë përpara.

Në javën kritike kur Kosova bën përpjekje për të ndërtuar unitetin politik e institucional për takimin trilateral me Serbinë në Washington, nën lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, vizitat potenciale do të konsideroheshin si provokim politik dhe kundërproduktiv përpara nismës serioze e konkrete që partnerët ndërkombëtar kanë ndërmarrë.

Kosova dhe resurset e saj natyrore janë pronë e Kosovës dhe qytetarëve të saj, e nuk do të bëhen asnjëherë plato e defilimeve provokuese për të tentuar avancimin e interesave që i përkasin shekullit të kaluar.

Kosova mbetet e përkushtuar si palë konstruktive në avancimin e paqes, sigurisë, dhe stabilitetit në rajon.

PostAdssFotoja e reklamës