Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë, të cilët dyshohen se kanë rrëmbyer një vajzë në Lipjan.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një femër është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informate kanë arritur që të identifikojnë veturën e dyshimtë. Me ç’rast tre persona të dyshuar dhe një femër e moshës së re është shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm”, tha Hoxha.
Hoxha shtoi më tej se lidhur me rastin është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan, të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejmë lidhur me rastin.