7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Gara e partive politike për postin e presidentit, e pamoralshme

Gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të presidentit, partitë politike në pushtet kanë filluar garën për këtë post.

Pas AAK-së, tash edhe LDK synon presidentin. E PDK e vlerëson si garë të pamoralshme.

Pavarësisht se presidentit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka edhe 6 muaj mandat, apetitet e partive politike aktualisht në pushtet janë shtuar, madje edhe duke u deklaruar publikisht se ky post  u takon atyre.

Këta zëra janë shtuar sidomos pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj presidentit Thaçi e cila ende mbetet e pakonfirmuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës po e kërkon pozitën më të lartë shtetërore pak ditë pasi Ramush Haradinaj tha se vendi shkon në zgjedhje nëse ai nuk e merr postin e presidentit.

Zv.kryeministri i Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se Kosova e ka presidentin të cilin e respekton AAK, por nëse në rrethana të tjera do të diskutohej  njeriu më i denjë për këtë post do të ishte Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj garën e partnerëve të koalicionit për postin e presidentit e ka quajtur të pamoralshme.

Tutje Hoxhaj ka deklaruar në RTK se LDK dhe AAK do të duhej të merreshin me tema që e preokupojnë qytetarin e jo me pazare politike.

Ndërkohë, nesër në orën 14:00 është paralajmëruar se do të mbahet një takim i krerëve të  koalicionit qeverisës Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj ku temë diskutimi pritet të jetë shkuarja në Uashington dhe çështja e Presidentit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img