0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Bisedimet me Serbinë të pakuptimta

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar një rezolutë në të cilin si pikë ka qenë edhe pezullimi i bisedimeve me Serbinë, deri në lirimin e kolonelit Nehat Thaçi dhe shfuqizimin e të gjitha fletë arresteve të lëshuara nga Beogradi për ish–ushtarët e UÇK-së.
Kërkesa për ndalim të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar pas arrestimit të Nehat Thaçit më 29 shtator.
Ndërsa për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në këto rrethanë është i pakuptimtë.
Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se nuk ka kuptim që të vazhdohen bisedimet kur Kosova synon t’i zgjidh çështjet përmes dialogut, kurse Serbia jo vetëm që nuk zbaton marrëveshjet e arritura, por edhe bënë arrestimin e zyrtarëve të lartë të Kosovës.
“Vazhdimi i bisedimeve mendoj që është krejtësisht i pakuptueshëm kur ne provojmë t’i zgjidhim çështjet me dialog, përmes bisedimeve ndërkohë që pala tjetër jo vetëm që  është destruktive dhe e bishton zbatimin e marrëveshjes, por përkundrazi merr hapa të tjerë siç është rasti i arrestimit të Nehat Thaçit.
“Mendoj që në rrethana të tilla Kosova vendoset në presion të paparë  dhe vazhdimin e bisedimeve e bënë krejtësisht të pakuptimtë”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img