Një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit ka humbur jetën pasi që ka qenë i infektuar me coronavirus.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me COVID-19.
Ai kishte qenë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.
Sipas Latifit, viktima kishte pasur probleme me mushkëri.
Ndërkaq edhe katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë të prekur me COVID.
“Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me COVID-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”, ka thënë Latifi.