1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi shpall Hero të Kosovës dëshmorin Azem Behluli

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shpallur Hero të Kosovës, dëshmorin Azem Behluli.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij.

“Nga sot, dëshmori Azem Behluli është zyrtarisht Hero i Kosovës. Që prej fillimit të luftës, Azemi vazhdimisht e kishte ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, deri sa kishte vendosur që t’i bashkohej edhe vetë radhëve të luftëtarëve të lirisë në frontin e luftës”, ka thënë Thaçi.

“Bashkëluftëtarët ruajnë kujtime të paharrueshme për Azemin, kurse familja Behluli është përherë krenare për veprën e tij”, shkruan Thaçi.

Azem Behluli ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill. 1999,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img