0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

S’ka demarkacion pa konsensus

Bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe ia ka vështirësuar edhe më shumë punët koalicionit qeverisës për të siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Subjektet opozitare vazhdojnë të qëndrojnë kundër marrëveshjes së Vjenës duke thënë se ky version është i papranueshëm për ta.
Në këtë situatë vlerësohet se Qeveria do të detyrohet që të kërkojë konsensus me opozitën në mënyrë që të mos zgjatet edhe më tutje procesi i liberalizimit të vizave, pasi ratifikimi i demarkacionit është kusht në atë proces.
Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për gazetën “Zëri”, se është në të mirën e gjithanshme e sidomos të proceseve shtetndërtuese dhe atyre të ndërlidhura me cilësinë e jetës së qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos vonohet edhe më tutje.
Madje, ai ka thënë se pa e specifikuar me datë pushteti është duke bërë përgatitje që këtë çështje ta riprocedojnë.
Sipas tij dialogu në mes pushtetit dhe opozitës do të duhej të zhvillohej edhe para se të largohet Lista Serbe.
“Konsiderojmë gjithashtu se, imponimet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, apo të asaj natyre për të cilat po aludoni ju, nuk duhet të jenë shtysa as premisa për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet pozitës dhe opozitës rreth demarkacionit. Përkundrazi dialogu konstruktiv dhe me të gjithë, pa dallime, është parakusht pa alternativë për shtyrjen e proceseve vitale përpara, përfshirë këtu edhe çështjen e demarkacionit edhe atë të kthimit të Listës Serbe në jetën aktive institucionale”, ka potencuar Abdullahu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img