-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gucati: Veterani i UÇK-së, Naim Beqiraj është maltretuar psiqikisht në stacionin policor të Graçanicës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se veterani Naim Beqiraj është maltretuar në stacionin policor në Graçanicë.

Gucati ka thënë se veterani Beqiraj është maltretuar psiqikisht vetëm pse ka pasur librezë të OVL-së.

“Është një fyerje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës, të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së. Ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë, dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Më tej, Gucati ka pohuar se “veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidët, janë kategoria të cilët meritojnë respektin me të madh në shoqërinë tonë”.

“Nuk tolerojmë raste të tilla të ndodhin, i bëjmë apel institucioneve të Kosovës që mos të përsëriten raste të tilla sepse nuk i meritojmë, por nëse ndodhin prapë edhe ne dimë të veprojmë dhe të marrim masa ndaj tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img