-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Testimet që bëhen në laboratorët privatë për COVID-19, përfshihen në raportin e IKSHPK-së

Tash e dhjetë ditë, Ministria e Shëndetësisë ka licencuar disa institucione shëndetësore private, për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCD për coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se disa prej institucioneve private shëndetësore do të kryejnë teste serologjike kurse disa me metodën PCR.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto laboratorë tashmë kanë filluar të raportojnë për testimet që po bëhen, dhe se numri i personave që rezulton pozitivë me COVID-19, përfshihet në raportin 24-orësh të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Laboratorët kanë filluar të raportojnë dhe për testet serologjike edhe për ato molekulare (PCR). Këto të fundit kanë qenë dje të përfshira në raportin ditor të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dhe janë teste për të vendosur diagnozë për COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Telegrafi.

Kurse sa i përket asaj se a do të pranohen këto teste që kryhen në laboratorë private nga shtetet që kërkojnë dëshmi për COVID-19, Ministria e Shëndetësisë pohon se shtetet e ndryshme kanë politika të ndryshme sa i përket njohjes së testimeve.

“Shtetet e ndryshme individualisht kanë politika të ndryshme sa u përket njohjes së testimeve të njeri apo shtetit tjetër”.

Ndërkaq, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, po bëhen nga 400 deri në 500 testime në ditë, ndërsa që nga paraqitja e rasteve të para me virus e deri tani IKSHPK ka bërë 45 mijë e 868 testime.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 12 mijë e 6, 7 mijë e 929 prej të infektuarve janë shëruar kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 639.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img