-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane për rrugën Deçan-Plavë: Respektimi i vendimeve gjyqësore e vetmja zgjidhje

Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se ndërtimi i rrugës që lidh Deçanin me Plavën ka të bëjë me respektimin e vendimeve gjyqësore.

Ambasada amerikane thotë se respektimi i vendimit gjyqësor paraqet të vetmen rrugë që shpien deri te zgjidhja e vërtetë, kur është në pyetje rruga Deçan-Plavë.

“Ndërtimi i autostradës Deçan-Plavë ka të bëjë më shumë me pronën dhe hyrjen. Ka të bëjë me respektimin e vendimeve gjyqësore, respektimin e së drejtës se të gjithëve për ta praktikuar fenë e tyre dhe për të jetuar në paqe me fqinjët, ashtu si edhe vlerësimin e trashëgimisë së pasur të Kosovës dhe diversitetit kulturor. Bashkëpunimi dhe përkushtimi i zgjidhjeve që respektojnë vendimin gjyqësor paraqet të vetmen rrugë përpara që shpie deri tek zgjidhja e vërtetë. Takimi i kryeministrit sot me kryetarin e Komunës, Ramosaj, paraqet hap në drejtimin e duhur”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ndërsa me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të dakorduar me të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar t’i përkrahë komunat e vendit për realizimin e projekteve të tyre zhvillimore. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img