Albin Kurti: Kë po fal presidenti? Pikërisht ky vrasës është dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit

65
Advertisement

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka reaguar ndaj vendimit të Thaçit, për flajen e Lul Alazajt.

Advertisement

“Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, dje kemi marrë vesh një detaj tjetër lidhur me këtë rast: pikërisht ky vrasës është dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Kë po fal presidenti?

Më 31 korrik, Ditën e Kurban Bajramit, morëm vesh se presidenti i Republikës së Kosovës fali pjesërisht dënimet e shtatë të dënuarve me burg. Njëri prej këtyre shtatë të burgosurve ishte dënuar për vrasje të dyfishtë: atë të një fëmije 13-vjeçar dhe xhaxhait të tij. Natyrisht që kjo nuk është hera e parë që presidenti ka falur të dënuar, por është përtej imagjinatës të falet një i dënuar për vrasje të dyfishtë, e aq më tepër kur njëra prej viktimave ka qenë i mitur.

Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, dje kemi marrë vesh një detaj tjetër lidhur me këtë rast: pikërisht ky vrasës është dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit.

Ne s’i dimë ende arsyet e vërteta pse presidenti i Republikës i ka shkurtuar dënimin një vrasësi të dyfishtë, i cili për më tepër i ka marrë jetën një fëmije 13 vjeçar. Mirëpo, ka mjaft persona që mund t’i dinë këto arsye, duke nisur nga vetë presidenti, anëtarët e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje e deri tek i dënuari në fjalë.

Prandaj, duhet që urgjentisht të bëhet publik i gjithë procesi që ka shpënë deri te ky vendim i dyshimtë, arsyetimi se pse një vrasës i një vrasjeje të dyfishtë, madje edhe dëshmitar në një vrasje tjetër me autorët ende të pazbuluar, të ketë prioritet për falje përtej më shumë se 400 kërkesave të tjera.

Bëj thirrje që të gjithë këta zyrtarë të japin dëshmi në lidhje me procesin dhe që kjo falje, si dhe të gjitha faljet e dyshimta të presidentit, të hetohen dhe të zbardhen deri në fund, qoftë nga ana e organeve të rendit, qoftë nga ana e një komisioni të posaçëm të Kuvendit për hetim parlamentar.

PostAdssFotoja e reklamës