Inspektorët komunalë në Gjilan bënë dallavere me një lokal, ndalohen nga policia

53
Advertisement

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë inspektorë komunal, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Advertisement

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit SH.K., B.D., A.I., A.F. dhe E.R., më 15 Gusht 2020, si persona zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterine ‘’Lujo Pub’’, në Gjilan, në asistencën e policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të

sigurisë, përkitazi me pandeminë për COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, nga gjendja faktike, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të kërkojë nga gjykata masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

PostAdssFotoja e reklamës