Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në bjeshkën Mokna për posedim dhe të shtëna me armë.
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, më 15 gusht 2020 rreth orës 17:00 është informuar nga një qytetar, se në bjeshkën (Mokna), janë duke u dëgjuar tё shtëna me armë zjarri.
Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur rastit, dhe me tё arritur në vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), në bjeshkën (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht është vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri lokacione në distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete.
Policia e Kosovës nё koordinim tё plotë me Prokurorin e shtetit kanё filluar kontrollimin e tendave, veturave dhe personave qё ishin prezent, nё kёto lokacione, janё gjetur dhe konfiskuar: 1 pistoletë e tipit M57 me 1 karikator dhe 24 fishek, 1 pistoletë e tipit CZ99 me 2 karikator dhe 15 fishek, 1 pushkë automatike e tipit AK47 me 2 karikator dhe 92 fishek, 1 pushkë (karabinë) me 1 gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë, 1 pushkë gjuetie me 14 fishek.
Lidhur me kёtё rast janё arrestuar katër (4) persona tё dyshuar: R.K. 1972 fshati Zubqe- Zubin Potok, P.Lj 1984 Mitrovicё, G.M 1971 dhe M.U. 1993 Zubin Potok.
Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.