-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ligji për luftimin e COVID-19, dënimet nga 35-500 euro për ata që nuk respektojnë masat

Kuvendi i Kosovës me 77 vota për dhe 7 abstenime ka miratuar sot Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ligji ka vetëm tetë nene. Në të thuhet se ‘ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë”

Ky ligj i cili ishte iniciativë e kryeparlamentares Vjosa Osmani, rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit të Pandemisë, shkruan Telegrafi.

Të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro, ata që nuk respektojnë distancën poashtu do të dënohen me 35 euro.

Dënime më të larta parashihen për ata që nuk respektojnë orarin e kufizimit të lëvizjes ku dënimi është 200 euro, kurse për ata që nuk respektojnë izolimin dënimi është 500 euro.

Në kapitullin pesë të këtij Ligji në amendamentin 28, thuhet se masat ndëshkimore të përcaktuara me këtë ligj shqiptohen nga Policia e Kosovës, Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale.

Sipas draftit të parë të këtij Ligji të cilin e ka siguruar Telegrafi thuhet se mjetet financiare të mbledhura nga masat ndëshkimore do të derdhen në buxhetin e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img