-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nikoliq: Raportet mes Beogradit dhe Prishtinës në shkallën më të ulët

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë në  Shën Petersburg se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës janë në shkallën më të ulët të mundshme të raporteve për shkak të siç tha ai “sulmeve të Prishtinës ndaj pronës serbe në Kosovë”
Kjo, sipas tij, mund të përfundojë me marrëveshje, por mund të përfundojë edhe shumë keq, sepse  Serbia është e gatshme për t’iu përgjigjet sulmeve të tilla në çdo mënyrë, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
“Në mënyrën sesi do të sillen shqiptarët në të ardhmen edhe ne do t`iu përgjigjemi njësoj, disa nuk llogarisin se ata mund të luajnë ose të llogarisin në ne dhe që neve dikush përsëri mund të na bombardojë, pasi që është e qartë se Serbia ka vepruar shumë mirë në këtë situatë sesa do të vepronte dikush tjetër” ka shtuar kreu i shtetit serb.
Sipas tij, Serbia ka problem të madh me Kosovën dhe ai problem “ndikon në marrëdhëniet tona me BE-në”
Ai theksoi se Bashkimi Evropian e di se Serbia kurrë nuk do të njohë “shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img