Komuna e Mitrovicës ka vazhduar me angazhimin e saj në luftën kundër COVID – 19, shkruan Veriu.Info
Advertisement
Kësaj radhe, Zyrtarë komunalë nga Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit, kanë marrë hapin e radhës në kaudër të sforcimit të masave për ndalimin e përhapjes së virusit korona.
Në orët e hershme të mëngjesit kanë përcaktuar pikat shenjëzuese për krijimin e distancës së duhur mes tavolinave në lokalet e gastronomisë, sipas vendimit të marrë nga Shteti Emergjent Komunal.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falënderon për mirëkuptimin e treguar nga ana e këtyre lokaleve, si dhe kërkon nga ta dhe qytetarët të respektojnë në përpikëri këto masa të vendosura nga Shtabi Komunal. /Veriu.Info
PostAdss