0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qehaja: Institucionet nuk janë gati për nisjen e procesit mësimor

Drejtori i Insitutit EdGuard, Rinor Qehaja, duke folur për fillimin e vitit të ri shkollor në Kosovë, ka deklaruar se, Ministria e Arsimit ka publikuar tre skenarë rreth fillimit të kthimit të nxënësve nëpër shkolla.

“Ne si institut kemi qenë në vazhdimësi për rikthimin fizik të nxënësve në shkolla, sepse kemi konsideruar që shëndeti i fëmijëve nuk është më i sigurt jashtë objektit të shkollës sesa brenda objektit të shkollës’’ ka thënë Qehaja.

Sipas tij, mësimi virtual nuk zëvëndësohet me mësimin nëpër shkolla.

‘’Procesi i mësimit të drejtëpërdrejtë në asnjë moment nuk e zëvëndëson me mësimin nga distanca, prandaj këtu qëndron rëndësia e rikthimit fizik të nxnënësve në shkolla’’, ka shtuar më tutje ai.

I pyetur nga televizioni Kanal10 për vijimin e mësimit online, ai ka thënë se ky i fundit ka nxjerrë në pah shumë të meta në fushën e arsimit.

‘’Ky lloj i mësimit ka vënë në pahë shumë të meta të sistemit tonë arsimor. Bie fjala që një numër i madh i mësimdhënësve dhe nxënsëve janë tërësisht të pa informuar rreth mësimit dixhital’’ është shprehur Qehaja.

Ai shtoi se institucionet nuk janë gati për nisjen e procesit mësimor.

‘’Deri para pandemisë në shkollat tona nuk ka pasur as mjete higjenike e as ventilim, e që këto janë esenciale tek një situatë pandemike siç jemi tani. Ajri në klasa tona është ngulfatës’’ ka deklaruar Drejtori i Institutit EdGuard.

Më datën 11 mars, Qeveria mori vendim që të mbyllen të gjitha shkollat në Kosovë, si një ndër masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19./Kanal10

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img