-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në Klinikën Emergjente 28 punëtorë të prekur me coronavirus

Klinika Emergjente që nga fillimi i pandemisë ka ofruar shërbime mjekësore emergjente për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasur nevojë.

Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 28 persona të prekur me coronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një intervistë për Ekonomia Online.

Ai tha se në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve, ku 70% janë të prekur me coronavirus, ndërsa 30% janë raste aksidentale dhe traumatike.

“Të paktën në Klinikën Emergjente janë 28 persona të prekur me coronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë. Shumica prej tyre e kanë kaluar kohën e izolimit dhe pas konfirmimit të testit me Coronavirus janë kthyer në vendet e punës”, tha Lenjani.

Ai shtoi se përkundër kësaj ende nuk ka rënë motivimi në Klinikën Emergjente në krahasim me shërbimet e tjera.

“Në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve ku 70% i kemi me coronavirus, 30% janë raste aksidentale dhe traumatike”, u shpreh Lenjani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img