Tre opsione për vitin e ri shkollor, Qeveria ua lë komunave të vendosin

92
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga të gjitha institucionet e arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për të filluar sa më mbarë vitin e ri akademik, derisa vendimin se me cilin skenar do të fillojë mësimi ua ka lënë në dorë komunave.

Advertisement

Një kërkesë e tillë është bërë gjatë takimit virtual që ka pasur sot Hoti me kryetarët e komunave dhe drejtorët e Departamenteve Komunale të Arsimit, ku është diskutuar për përgatitjet finale që po i bëjnë institucionet e vendit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Gjatë këtij takimi, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Ai ka paraqitur tre skenarët e kësaj Ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilët janë: A. Rikthimi në ambientet shkollore, B. Mësimi i kombinuar, dhe C. Mësimi nga platformat e ndryshme.

“Në këtë takim, pjesëmarrësit u pajtuan që opsionet e MASH-it të shndërrohen sa më parë në vendime dhe si të tilla t’u dërgohen Departamenteve Komunale të Arsimit, të cilat, varësisht nga kapacitet që kanë, duhet të përcaktohen se cilin opsion do ta zbatojnë në komunën e tyre.

“Sidoqoftë, mbizotëroi qëndrimi se, sidomos për klasat e ulëta, prioritet t’i jepet mundësisë së pjesëmarrjes fizike të nxënësve në procesin mësimor, nëse këtë e mundësojnë kushtet epidemiologjike”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

PostAdssFotoja e reklamës