1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nagavci: Të votohet mocioni i mosbesimit, të mos bëhen deklarata të pasinqerta në studio televizive

Vetëvendosje ditë më parë ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Por deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se partitë që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti të nënshkruajnë mocionin dhe ta votojnë dhe jo të të bëjnë siç shkruan ajo deklarata e paraqitje joserioze nëpër studio televizive.

Postimi i plotë:

Hipokrizi është të deklarosh diçka e të veprosh diçka tjetër.

Grupi parlamentar i Lëvizjes ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, sepse beson se janë të shumta argumentet që e dëshmojnë̈ se kjo qeveri është̈ e papërgjegjshme dhe e paaftë.

Vendit i duhen institucione të legjitimuara, me udhëheqës të ndershëm, të besueshëm e profesionist.

Partitë dhe përfaqësuesit e tyre që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti, i ftojmë të nënshkruajnë kërkesën për mocion dhe pastaj ta votojnë atë. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të paktën le të na kursejnē nga deklarata e paraqitje joserioze e të pa sinqerta në Kuvend, konferenca e studio televizive.

Qytetarët, bizneset, institucionet kanë brenga e po përballen me shumë sfida.

Koha është për veprime konkrete e të shpejta, jo për deklarata të paqëndrueshme e kalkulime partiake.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img