-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Juristët: Gjykata Speciale mund të veprojë në tri mënyra me akuzën ndaj Presidentit Thaçi

Njohësit e çështjeve politike dhe juridike thonë se vendimi i Speciales ndaj Thaçit do të ketë edhe efekt politik.

Vendimi i Gjykatës Speciale për Presidentin Thaçi do të dalë në fund të tetorit të këtij viti. Njohësit e çështjeve politike dhe juridike thonë se ndikimi i këtij vendimi do të këtë ndikim në skenën politike të Kosovës.

Njohësi i çështjeve juridike Anton Nrecaj thotë për RTV Dukagjinin se korniza ligjore e vendit i parasheh tri vendime të mundshme që mund të merren.

“Korniza ligjore i parasheh tri mundësi: E para është hedhja poshtë në tërësi e aktakuzës në mungesë të provave. Mundësi e dytë është konfirmimi i përsëritshëm i aktakuzës që do të thotë se një pjesë e aktakuzës mund të konfirmohet ndërsa pjesa tjetër hidhet poshtë për shkak të mungesës së fakteve dhe mundësia e tretë është konfirmimi i plotë i aktakuzës dhe fillimi i procesit gjyqësorë”, deklaroi Anton Nrecaj nga Instituti CLARD.

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani thotë se pos ndikimit juridik vendimi i Gjykatës Speciale do të ketë edhe ndikim politikë.

“Besoj se dy lëvizjet do të jenë si në prestigj ashtu edhe në nivelin organizativ. Një gjeneratë e re e politikanëve mund të lind për ta plotësuar vakumin që mund ta lejnë personat që mund të gjykohen pavarësisht dënimit apo mos dënimit. Zoti Kurti nuk është gjeneratë e re e politikanëve, përkundrazi ai është politikanë shumë i vjetër”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkodran Ramadani.

Ndryshe, në qershor të këtij viti Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve, por që e njëjta pritet të konfirmohet apo jo deri në fund të tetorit./RTV Dukagjini

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img