Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me coronavirus.
Edhe sot u shënuan 12 të vdekur duke quar në total numrin e personave që kanë vdekur nga COVID-19 në 327.
Ndryshe sot janë shënuar edhe 188 raste të reja me coronavirus, dhe numri i të infektuarve deri më tash ka arritur në 10 mijë e 247 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.