-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Veliu: KFOR-i dhe Policia e Kosovës do të nisin patrullimet e përbashkëta përgjatë kufirit me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu pas rastit në Karaçevë të Kamenicës ka takuar komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Veliu tha se është njoftuar se një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë.

Veliu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se KFOR-i është shprehur i gatshëm të ri-fillojë patrullimet e përbashkëta edhe me Policinë e Kosovës në këtë pjesë të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Veliut:

“Pas shqetësimeve të ngritura në media nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe letrës publike të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Qendron Kastrati, në lidhje me hyrjen e forcave të xhandarmërisë  serbe në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht, në fshatin Karaçevë-Komuna e Kamenicës, sot kam zhvilluar takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, me të cilin kam diskutuar për çështjen në fjalë.

Komandanti i KFOR-it vlerësoi lartë takimin, duke u shprehur se takimet e tilla janë̈ të mirëseardhura.

Nga Gjenerali Risi u njoftova se KFOR-i ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një̈ veprim i tillë ka qenë vetëm një̈ patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë̈, me të cilat që nga viti 2008, KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare. Pra, ky ka qenë vetëm një̈ patrullim i përbashkët.

Aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë̈ që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtarëve të dy forcave.

Mirëpres, faktin se në të kaluarën janë̈ organizuar patrullime të përbashkëta të KFOR-it dhe të Policisë̈ së Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht që patrullimet e tilla të ri-fillojnë edhe në këtë̈ pjesë të Kosovës, iniciativë e cila u mirëprit edhe nga ana e Gjeneralit Risi, i cili tha se janë̈ të gatshëm ta asistojnë̈ Policinë̈ e Kosovës dhe të rifillojnë̈ aktivitetet e tilla.

Në fund të takimit u dakorduam që KFOR-i dhe Policia e Kosovës të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img