1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Kosovës njofton për masat që duhet të respektojnë mërgimtarët që kthehen nga pushimet në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar të gjithë banorët rezidentë në Gjermani që janë duke kaluar pushimet në Republikën e Kosovës se është marrë vendim që nga data 8 gusht, testimi për COVID-19 është obligativ sapo të kthehen në Gjermani.

Përmes një komunikate për medie, është bërë e ditur se pasi të bëhet testimi deri në marrje të rezultatit duhet të respektohet masa e vetizolimit.

“Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu dënimet janë të mëdha, nëse nuk respektohen masat e Qeverisë së Gjermanisë.

“Në rast të mozbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro”, njofton Ambasada.

Komunikata e plotë:

Për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës: nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani.

Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime.

Në rast të mozbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro.

Aeroportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart

Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste.

Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni!

Nëse jeni Transit në Gjermani nuk keni obligim për testim.

Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Maskë, Distancë, Higjienë!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img