6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

MKRS përgëzon organizatat kulturore nga Kosova fituese në thirrjen e programit Evropa Kreative

Këtë javë janë publikuar e rezultatet e thirrjes së fundit “Cultural Cooperation Projects in the Western Balkan Region 2020”,  të hapur në kuadër te programit Evropa Kreative.

Nga mbi 300 aplikime nga e gjithë Evropa, vetëm 13 projekte janë shpallur fituese ndër te cilat 6 organizata kulturore nga Kosova kanë përfituar grante si partnerë në 4 projekte të ndryshme.

Duke e marrë parasysh faktin se Kosova është anëtarësuar ne Programin Evropa Kreative së fundmi, saktësisht në fund të vitit 2018, ky rezultat është një arritje jashtëzakonisht  e rëndësishme si për operatorët kulturorë kosovarë, për Ministrinë e Kulturës, por edhe për Kosovën.

Organizatat kulturore të Kosovës të cilat janë shpallur fitues të kësaj thirrjeje janë : RRITU, KOSOVO CHOPIN ASSOCIATION, KOSOVO ARCHITECTURE FOUNDATION, KOMUNA E PRISHTINËS, NGO AKTIV DHE ANIBAR.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përgëzon të gjitha organizatat kulturore të Kosovës për këtë arritje të madhe dhe siguron se do të vazhdojë me përkushtim punën në përkrahjen e organizatave  kulturore vendore në veprimtarinë dhe  aktivitetet e tyre që po i bëjnë nderë imazhit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img