7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri bën bilancin për COVID-19 në Gjilan, ka edhe një apel

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar kundër COVID-19, pas konfirmimit të 11 rasteve të reja me këtë sëmundje në këtë komunë.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, meqenëse siç ka thënë virusi “të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh”, ka thënë Haziri.

Ai ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë 576 persona, prej të cilëve 372 janë shëruar dhe 21 kanë vdekur.

Aktualisht atje janë 183 raste aktive, derisa të hospitalizuar janë 41 persona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img