Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,, duke iu përgjigjur gjithë deputetëve të cilët e kritikuan atë për menaxhim të dobët me pandeminë, kërkoi nga ta që të mos e politizojnë gjendjen e krijuar me koronavirus.
Advertisement
Deputeti i PDK’së, Uran Ismaili edhe në seancën e sotme ka folur për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, që e ka shfuqizuar Zemaj në fillim të kësaj jave.
Zemaj fillimisht iu përgjigj Ismailit, duke u ankuar që e lidhin vendimin e tij me grupe kriminale, e më pas iu përgjigj të tjerëve që po e akuzojnë për keqmenaxhim të situatës së krijuar nga pandemia.
Me këtë rast ai luti deputetët që të mos përdoren vdekjet dhe rritja e numrit të rasteve për qëllime politike.
“Sa i përket vlerësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë, situata është kjo e cila pasqyrohet me transparencë nga MSH dhe IKPSHPK. Ju kisha lut që të reflektoni mbi gjendjen dhe ndërtimin e kauzave politike në përdorim të pandemisë për përballje politike. Ju kërkoj që të na kurseni, pa përdorur vdekjet, rritjen e numrit të rasteve por ne jemi të prirur që të presim rekomandime nga gjithë ju”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Zemaj tha se Kosova po përballet me mungesa elementare nëpër institucione shëndetësore, siç janë shtretërit e barnave. Për këtë ka akuzuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Deklarimi i Zemajt erdhi pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tash deputet i PDK-së, deklaroi se me vendimin e Zemajt për shfuqizim të Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave “i ka hapur rrugë krimeve me çmim të barnave”.
PostAdss