-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: PDK nuk e ka opsion futjen në qeveri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili thotë se i gabuar është përceptime se PDK po afrohet me qeverinë.

Ismaili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se situata politike në Kosovë ka ndryshuar por jo edhe pozicioni i PDK-së për qeverinë.

“Ne kemi qenë kundër hyrjes në qeveri dhe nuk e kemi si opsion as sot futjen në qeveri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), thotë se perceptimi mund të jetë bërë për shkak të konstruktivitetit të PDK-së.

“Ne kemi mbështetur rishikimin buxhetit sepse e kemi konsideruar të nevojshëm për shkak të pandemisë por edhe kemi kritikuar. Ne kemi bërë një punë proaktive nga opozita dhe kjo ka lënë disa nënkuptime se ne jemi afër qeverisë”.

Ismaili thotë se dy qeveritë kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Ai thotë se dështimi lidhet kryesisht me mungesën e testeve të mjaftueshme për coronavirus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img