3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

‘Srpska’ zvarrit vizat!

Qytetarët e Kosovës, vazhdojnë të mbesin të privuar nga e drejta për të lëvizur lirshëm në zonën shengen. Qeveria Mustafa, por edhe qeveritë e kaluara u kanë premtuar disa herë qytetarëve se vizat do të hiqen dhe ata do të gëzojnë këtë të drejtë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Vendosja e kriterit për ratifikimin e demarkacionit për liberalizim të vizave, vetëm sa i ka kontribuar zvarritjes se këtij procesi.
Edhe ngrirja e aktiviteteve të Listës Serbe në kuadër të institucioneve e ka kompleksuar me shumë situatën.
Për profesorin universitar të Integrimeve, Avni Mazreku, problemi kryesor për liberalizimin e vizave është vet Bashkimi Evropian si rezultat i mosnjohjes nga ane pesë shteteve. Në këto rrethana, ai thotë se askush nuk mund të parashikojë jo vetëm për kohën për heqjen e vizave, por asnjë vendim politik për Kosovën.
“Zhvillimet e brendshme politike të cilat kanë ndodhë qe një vit e më tepër edhe çështja e Listës Serbe vetëm sa mund japin alibi Bashkimit Evropian qe problemi i vizave gjendet në Prishtinë e jo në Bruksel. Sa i përket Listës serbe ajo është produkt i një procesi negoaciotar i cili proces është inicuar nga ana e BE.
Marrëveshja e 19 prillit të vitit 2013 ,sipas tij, e ka bërë Kosovën sa i përket vendimmarrjes politike jo uniforme. Prandaj, kjo ai thotë se krijon pasoja.
“Normalisht llogaria apo përgjegjësia do të duhej të adresohej të ata qe kanë premtuar, sepse qe nga viti 2010 qytetarëve u është premtuar se vizat do të liberalizohen. Premtimet asnjëherë nuk janë mbajt”, ka thënë shtuar Mazreku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img