8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vdes nga COVID-19 një 70-vjeçare nga komuna e Suharekës

Një qytetare e komunës së Suharekës ka humbur jetën si pasojë e coronavirusit

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha për Shëndetësi në këtë komunë, Besa Kuqi.

70 vjeçarja, Q.K ishte testuar pozitiv me COVID-19 me 30 korrik dhe ishte duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe një qytetare nga komuna e Therandës e humb betejën me #COVID19, Q.K (1950) e testuar pozitiv me 30 korrik dhe e hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.”

“Numri i viktimave nga ky virus i mshefte arrin në 6 (gjashtë) në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, shkroi Kuqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img