-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova, e para në Evropë me më së shumti raste të reja me COVID-19, llogaritur në një milion banorë

Të enjten në Kosovë, 16 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit duke e çuar numrin total të tyre në 212.

Po ashtu janë regjistruar 258 raste të reja të të infektuarve.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar e viktimave të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi në 24 orë në territorin e Kosovës.

Prej raportimit të rasteve të para me coronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 8,104.

Këto shifra po konsiderohen alarmante, pasi nëse e shohim mesataren e rasteve të reja në një milion banorë, del që Kosova është para në botë.

Matja është llogaritur sipas rasteve të reja me COVID-19, të datës 30 korrik, nga worldometers, dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

IKSHPK kërkon që vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen dhe janë garancë për uljen e lakores.

“Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thotë Instituti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img