Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Ky i fundit, duke iu referuar incidentit të sotëm në Kuvendin e Kosovës, tha se “Akademiku Kujtim Shala mund t’i rrahë medije të gjithë në VV”.
E Nagavci ka thënë se përmes postimi të sotën, Isa Mustafa tregoi të vërtetën e prishjes së koalicionit LDK-VV.
Sipas saj, Mustafa pranoi se ky koalicion është prishur pikëirhst nga ai.
Ky është postimi i Nagavcit:
Paska reaguar Kryetari i LDK-së, zt. Isa Mustafa për situatën e pakëndshme dhe joetike që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës.
Ndoshta dikush mendon se e ka dënuar dhunën, jo nuk e ka bërë këtë. Nuk ka kërkuar as falje për qytetarët që përkundër se kanë shumë shqetësime për shkak të situatës me pandeminë, duhet të përballen me lajme si këto.
Por, janë dy detaje tjera interesante që bien në sy në fjalinë e fundit të postimit dhe flasin shumë për zt. Mustafa dhe LDK-në:
“Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?”
Gjithnjë kanë pasur në diskursin e tyre referime për ambasadorët, ndërkombëtarët, raportet e mira, pra janë fshehur gjithnjë pas tyre. Në postimin e fundit po i sulmon dhe ata.
E pranoi në fund se koalicioni me VV-në qenka prishur nga zt. Mustafa dhe LDK-ia e jo ashtu si na thoshin në muajin mars, se koalicionin e prishi Zt. Albin Kurti dhe LV me shkarkimin e zt. Agim Veliu.
Këtë lloj gjuhe e këso lloj qëndrimesh vërtetë zor të kuptohen, Ndoshta vetëm disa “Akademikë” e kuptojnë njëri-tjetrin.