-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Sot në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se gjatë ditës se sotme janë testuar 103 persona me testin serologjik.

Ahmeti ka pohuar se edhe më tutje testimi PCR me strisho e që bëhet në IKSHPK, është testi më i sigurt për të dëshmuar nëse qytetarët e kanë virusin apo jo.

I pari i Prishtinës më tej në shkrimin e bërë në Facebook ka njoftuar për rezultatet.

“53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa që shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin)
35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen në ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa që shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)
15 punëtorë komunal prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen në ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)
103 testime. 17 me antitrupa IGM (që shfaqen në javën e dytë) 12 me antitrupa IGG”, ka shkruar ai.

Ndryshe, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7 mijë e 413, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 276 raste të reja, ndërkaq betejën me coronavirus e kanë humbur 185 persona.

Aktualisht raste aktive me COVID-19, janë 3 mijë e 201.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img