Këto tema u diskutuan në takimin Thaçi-Hoti

61
Advertisement

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Advertisement

Pas një takimi të shkurtër, në konferencë për media, presidenti Thaçi tha se kanë biseduar si të kalojnë sa më shpejt situatën e Covid-19.

Thaçi tha se diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili theksoi se ky dialog është politik e aspak teknik.

“Për vendin dhe shoqërinë është shumë me rëndësi që bashkëpunimi ndërinstitucional të jetë efektiv.

Është jetik që të ndodh ky bashkëpunim institucional që është në interes për vendin dhe qytetarët

Diskutuam çështjen si ta kalojmë sa më mirë dhe sa ma shpejt Covid-in 19.

Në anën tjetër, diskutuam edhe për çështje të tjera që ndërlidhen me reformat dhe pakon ekonomike, po ashtu për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Unë e kam mirëpritur emërimin e koordinatorit Skënder Hyseni. Është me interes që të ndodh ky dialog.

Ne duhet ta ruajmë dhe të forcojmë identitetin tonë shtetëror. Dialogu Kosovë-Serbi është dialog politik e aspak teknik.

Jetike për ne në Kosovë është që në tavolinën e dialogut të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të kemi një njohje reciproke”.

 

PostAdssFotoja e reklamës