5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

ATK-ja arsyeton naftëtarët, pret që ata të fiskalizohen gjatë këtij viti

Bizneset e industrisë së naftës vazhdojnë të jenë “të përkëdhelura” nga shteti, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Përkundër se kanë refuzuar fiskalizimin për gjashtë vjet rresht, naftëtarët nuk shihen me sy të keq nga kreu i ATK-së, Sakip Imeri.
Ai madje edhe i arsyeton për refuzimin për fiskalziim që i kanë bërë shtetit për më shumë se gjysmë dekade.
“ATK-ja ka pasur vështirësi që ta bëjë fiskalizimin komplet. Ata (naftëtarët) gjithmonë janë thirrur në ekzistimin e monopolit në shitjen e arkave. Tashmë ka hyrë një kompani e re në treg dhe monopoli është zhbë”, ka pohuar Imeri në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të transmetuar në KTV.
Ai ka thënë se deri më tash arkat fiskale kanë qenë të shtrenjta dhe ankesat e naftëtarëve duhen mirëkuptuar.
Por, ai nuk pa pasur përgjigje se pse ankesat e bizneseve të vogla, si furrtarët, nuk janë mirëkuptuar nga ATK-ja kur janë ankuar për çmime të larta të arkave fiskale.
Imeri ka shtuar se institucioni që drejton ai, pret që brenda vitit 2016 të fiskalizohen edhe naftëtarët.
“Komentet janë të ndryshme, por ATK-ja nuk ka bërë tolerime asnjëherë ndaj këtyre bizneseve. Deri në fundvit synojmë t’i fiskalizojmë mbi 500 biznese të naftëtarëve”, deklaroi Imeri.
Kreu i ATK-së, në emisionin “Ekonomia me Erzën”, ka folur edhe për Ligjin për faljen e borxheve.
Ky ligj ka hyrë në fuqi me 4 shtator të vitit të kaluar dhe parasheh faljen e borxheve të krijuara në periudhën 2000-2008. Kjo ndodh në rast se bizneset dhe individët e paguajnë borxhin e krijuar në periudhën 2009-2014.
Afati i fundit për të paguar borxhin e krijuar deri më 2014 me qëllim të fshirjes së atij të krijuar deri më 2008, ishte data 1 shtator 2016.
Meqenëse nuk ka pasur shumë të interesuar për të paguar borxhin e ri, afati është shtyrë edhe për gjashtë muaj tjerë, deri më 1 mars, 2017.
Sipas kreut të ATK-së, deri më tash janë inkasuar 20.5 milionë euro, si pasojë e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
“Prej hyrjes në fuqi të Ligjit për faljen e borxheve, të hyrat e inkasuara janë 20.5 milionë euro dhe kjo ka ndikuar shumë në ngritjen e perfomancës”, pohoi Imeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img