Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli ‘ultimatumin’ e sotëm të Haradinajt për largim nga qeveria po e sheh të lidhur me çështjen e postit të Presidentit.
Advertisement
Qorrolli thotë se meqë shpejt pritet dorëheqja e Thaçit, Haradinaj dhe Mustafa janë në garë për këtë post.
“Kryefjala e kesaj prishjeje eshte pozita e Presidentit te Republikes. Isa Mustafa ka dy vite qe eshte marre vesh me Hashim Thaçin per ta zevendesuar ne Presidence. Ramushi me te kuptuar kete, po i ben me te drejte presion LDK’se qe mos t’ia pi duhanin tinez” shkruan Qorrolli.
Postimi i plotë:
Paralajmerimi i forte sonte i Ramush Haradinajt per Avdullah Hotin per humbjen e besimit, rrjedhimisht prishjen e qeverise — lidhet me nje arsye te vetme:
Ka gare mes Haradinajt dhe Isa Mustafes per postin e Presidentit — meqe shpejte pritet doreheqja e Hashim Thaçit.
Emerimi i Skender Hysenit per koordinator dhe mosperfshirja e perfaqesuesit te tij partiak ne dialogun e Brukselit — jane kolaterali.
Kryefjala e kesaj prishjeje eshte pozita e Presidentit te Republikes. Isa Mustafa ka dy vite qe eshte marre vesh me Hashim Thaçin per ta zevendesuar ne Presidence. Ramushi me te kuptuar kete, po i ben me te drejte presion LDK’se qe mos t’ia pi duhanin tinez.
PostAdss